Bulliqi mbështet propozimin e Muratit për faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro

22:06 | 27 Janar 2023
E.H

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e mbështet plotësisht propozimin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, që përmes ligjit në Kuvend, të bëhet falja e tatimit në pronë në vlerën deri në 100 euro, për të gjithë tatimpaguesit.

“Qysh në mbledhjen e radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Podujevës, e cila do të mbahet të hënën do ta propozoj si pikë shtesë për t’i rekomanduar Kuvendit Komunal shqyrtimin dhe miratimin e këtij propozimi për në seancën e 31 janarit”, ka shkruar Bulliqi.

Të njëjtën pikë, edhe Lëvizja Vetëvendosje – Qendra Prishtinë, kanë thënë se do ta paraqesin si pikë në seancën e së hënës, për qytetarët e Prishtinës.

Propozimi i ministrit Murati vjen pasi çmimet për tatimin në pronë janë rritur për vitin 2023./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme