Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi, ka folur lidhur me situatën politike në Kosovë.
Bulliqi tha në edicionin e Speciales se disa partive në krye me presidentin Hashim Thaçi po ju intereson grabitja e pushtetit.
” Si duket që subjektet politike synim i disave është ta grabisin pushtetin. Partitë në krye me presidentin e vendit janë duke u munduar që të ndodhin tjera gjëra Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka prezantuar vetën si subjekt institucionalist. Tani po del fytyra e vërtetë e disa personave që po ju intereson grabitja e pushtetit “.
“Ne jemi të vetëdijshëm se Qeveria e ka situatën e jashtëzakonshme, dikush po do që ta ndërroi vullnetin e 6 tetorit. Në këtë situatë po dalin disa zëra të arsyeshëm brenda Lidhjes Demokratike që po reagojnë lidhur me situatën “.
Bulliqi theksoi se lidhur me mandatarin nuk do ta lënë presidentin pa përgjigje, por prioritet është menaxhimi i pandemisë.
“Lëvizja Vetëvendosje deri sot është deklaruar edhe kryetari i saj është deklaruar se nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje. Qeveria është e fokusuar në menaxhimin e situatës. Ne nuk e kemi prioritet që tani në këtë kohë të japin përgjigje për presidentin. Lëvizja Vetëvendosje do të jetë gjithmonë parti e cila ka punuar për interesin e qytetarëve “.
Deputeti i LVV-së shtoi presidenti duhet ta përdorin nenin 82 pika 2 të Kushtetutës.
“Nuk është shumë e largët viti 2014 kur ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi e shpërndau Parlamentin. Po ashtu edhe presidenti i tanishëm Hashim Thaçi pas 10 majit të vitit 2017, e kishte përdorur nenin 82.2 për ta shpërndarë. Këto janë dëshira të disa personave, sepse ne i kemi një shtet dhe një Kushtetutë që duhet ta respektojmë. I kemi edhe disa raste dhe fakte se si është vepruar edhe herëve të tjera “.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...