Kryetari i Komisionit të ri Shtetëror, Shpejtim Bulliqi, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka folur edhe për akuzat se Komisioni ka shpenzuar mbi 50 mijë euro gjatë punës për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka theksuar se ky Komision ka shpenzuar vetëm 17 për qind të gjithë shumës së paraparë për punën e tij.
“Janë shpenzuar 17 për qind e buxhetit që i bie diku 9 mijë euro, këto janë shpenzuar kryesisht për vizita zyrtare të bëra në Kroaci dhe Slloveni. Njerëzit që kanë punuar në Komision kanë marrë një paushall mujor për vetëm 300 euro.
“Një muaj kemi marrë këtë paushall, presim ta marrim tjetrën gjatë muajit të ardhshëm. Kjo është shuma e shpenzuar nga anëtarët e komisionit”, ka thënë veç të tjerash Bulliqi.
Bulliqi nuk ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Greg Delawie, i cili në “Rubikon” të KTV-së, zbulimet e Komisionit të Bulliqiti i quajti “broçkulla”.
“Unë nuk kisha dashur të komentoj asgjë, Amerika është miku më i mirë i Kosovës, ata na kanë ndihmuar, jam i bindur që na duan të mirën dhe besoj shumë që edhe ne si Komision jemi të interesuar që këtë çështje ta shtyjmë përpara, sepse na pret një punë më e madhe, demarkacioni me Serbinë”, ka thënë Bulliqi./Koha/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...