Kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se nuk ka kandidatë të denjë nga subjektet tjera politike për të fituar Podujevën.
Bulliqi deklaroi se zgjedhjet janë shtyrë teje mase dhe do duhej të mbaheshin tani kur ka më pak raste infektimesh me COVID-19.
“Data 29 nëntor është një datë e cila është shtyrë tej mase për neve pasi kjo periudhë kohore ka qenë e qete sa i parkete pandemisë dhe rritjes së rasteve por ky është një vendin që duhet respektuar. Edhe ne gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë aktiv dhe shpresoj që të mbyllim mbarë këtë proces”, tha ai.
Bulliqi mes tjerash deklaroi se qytetarët janë ngopur me keq menaxhim nga kryetarët e mëhershëm.
“Jemi shumë të bindur që LVV do t’i fitoj këto zgjedhje pasi qytetarët e Podujevës janë ngopur me keq menaxhim dhe punë të keqe, uroj dhe shpresoj që verdikti i qytetarëve të shkojë në favor të LVV-së. Asnjë kandidat nuk e shohim të denjë kemi parë sa shumë keqpërdorime ka pasur, kanë manipuluar me qytetarë ku edhe oborret e shtëpisë ua kanë shtruar me një shtresë asfalt. Për atë kohë sa e patëm nivelin qendror treguam se si duhet qeveriset vendi dhe pas datës 29 besoj se qytetarët e Podujevës do të frymojnë lirshëm”, deklaroi Bulliqi në Klan Kosova.
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...