Ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka thënë se Isa Mustafa së bashku me kryesinë e LDK-së janë përkujdesur që ta largojnë nga lista për deputet.
“Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së.
Motivi i këtyre largimeve është i ulët, ata që na larguan mua dhe kolegët kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve tona rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas”, ka shkruar Bulliqi.
Ai ka bërë të ditur se ka pasur edhe oferta nga disa subjektet opozitare për tu futur në listat e tyre, mirëpo i ka refuzuar.
Postimi i plotë i Bulliqit në Facebook:
Unë sot po e shoh listën e LDK-së dhe partnerëve të koalicionit. Unë e kam njoftuar opinionin publik se nuk do të jem në listën e LDK-së për faktin se kryetari i degës së LDK-së të cilës i përkas në bashkëveprim me kryesinë e LDK-së u përkujdesen të me largojnë nga lista.
Fatkeqësisht ata nuk u ndalën vetëm me mua, por larguan edhe kolegë tjerë shumë të respektuar nga elektorati i LDK-së.
Motivi i këtyre largimeve është i ulët, ata që na larguan mua dhe kolegët kryesisht e bën si duket nga frika dhe respekti që ne gëzonim përditë e me tepër te elektorati i LDK-se e i cili respekt u forcua për shkak të qëndrimeve tona rreth disa çështjeve që ishin aktuale gjatë mandatit që lamë pas.
Largimi është bëre selektiv, pasi që nuk ishim pak kolegë që i kundërshtuam disa çështje jetike për vendin dhe integritetin e tij. Me vie shumë keq për të gjithë anëtarësinë e LDK-së që janë zhgënjyer më këtë politikë fyese e linquese ndaj atyre që përkrahën vendimet e tyre lidhur me mos votimin e Thaqit për president vendi dhe cenimin e integritetit të shtetit tonë-demarkacionin. Njerëzit e këtij vendi kanë dhënë shumë me tepër se ne-jetën, ndersa ne e sakrifikuam një karrig deputeti që mund të jetë gjeja me e vogël.
Dua te ju bej me dije që gjate kësaj faze kam pasur oferta nga disa subjektet opozitare për tu futur në listat e tyre, mirpo që me gjithë respektin që kam për to i kam refuzuar sepse qëndrimet politike që i kam mbajtur gjatë mandatit i kam bëre sepse kam besuar në to e jo për të rifituar edhe një mandat. Më herët jam shprehur se jam i gatshëm të paguaj çmimin për kauzat në të cilat kam qenë i angazhuar.
Për përbërjen e listës nuk kam çka të shtoj, pos që i bëj apel elektoratit të LDK-së por edhe subjekeve tjera që ti votojnë vetëm ata që e meritojnë, ti mbrojnë me dinjitet kërkesat e tyre e të mos u japin votat njerëzve servil të cilët edhe njëherë treguan se mbi të gjitha e kane interesin e tyre personal.
Sh. B.(sic.)
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...