Deputeti i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot iu është këputur shpresa qytetarëve të vendit me rënien e Qeverisë Kurti.
“Qytetarët kanë votuar me shumicë votash për ndryshim. U pa që LDK edhe sot e kësaj dite udhëhiqet nga garda e vjetër që përveç interesave të saja personale nuk sheh gjë tjetër. Është për të ardhur keq, sidomos për ata që janë në karantinë kanë pas shpresa e sy në këtë koalicion që iu këputën sot”, ka thënë Bulliqi, transmeton Klan Kosova.
“Doli një subjekt politik që tradhtoi qytetarët e vet. Ky subjekt politik vendin e ka pasë në PAN. Po vërehet koordinimi mes Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit”.
Bulliqi ka thënë se tash rruga mbetet drejt zgjedhjeve të reja.
“Është mirë që të shkohet në zgjedhje. Janë zhvesh nga petku i tradhtisë. Qytetarët e dinë kush janë ata tash. Sovrani do ta thotë fjalën edhe për gjërat që kanë ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...