Deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj i cili ka thënë se Kosova në të ardhmen duhet ta trajtojë çështjen e ndërtimeve të akumulacioneve të reja ujore.
Pikërisht për këtë, Bulliqi ka thënë se zona e kontestuar për vijën kufitare me Malin e Zi, ka potenciale dhe rëndësi të veçantë për Kosovën perëndimore sa I pë rket rezervave ujore.
Ai ka thënë se bashkë më kolegët e ka potencuar disa herë që nuk janë në pyetje vetëm shkëmbinjtë e kodrat, por janë rezervat dhe burimet ujore.
Më poshtë gjeni komentin e tij në Facebook:
E dëgjova ministrin Hoxhaj në Klan Kosova duke folur për rëndësinë e sigurisë energjetike dhe në veçanti sigurimin e ujit për të ardhmen. Ai pos tjerash u shpreh se Kosova ne të ardhmen duhet të trajtojë edhe çështjen e ndërtimeve të akumulacioneve të reja ujore.
Unë pajtohem më këto deklarime të tij, pikërisht për çështjen e rendesise se rezervave dhe burimeve ujore jam deklaruar publikisht duke e kundërshtuar tash e dy vite verzionin aktual të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Pikërisht zona e kontestuar për vijen kufitare më Malin e Zi, ka potenciale dhe rëndësi të veçantë për Kosovën perëndimore sa i përket rezervave ujore.
Kolegët e mi dhe ne e kemi potencu shumë herë se nuk janë veç shkëmbinjtë e kodra, po janë rezerva dhe burime ujore. Për këtë zonë tani më janë të prezantuara edhe projekte konkrete dhe studime për mundësinë e ndërtimeve të akumulacioneve ujore.
Një gjë i sigurojmë se asnjë shtet në botë nuk do të hiqte dorë vullnetarisht nga një pjesë të territorit të tij sidomos nga zonat më potencial hidrik kur dihet se ne si Kosovë kemi shumë nevojë për burime ujore, se paku mos ti humbim ato çka janë tonat.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...