Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit të ri Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se disa njerëz që po flasin për kufirin me Malin e Zi po ia fusin paushall dhe nuk ia kanë haberin se çfarë thonë.
Ai këto komente i ka bërë pasi ka dëgjuar deklarimet e Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-Kryeministrit Isa Mustafa – deklarime që janë në kundërshtim me pretendimet e Bulliqit se Kosova në marrëveshjen me Malin e Zi humb territor.
“Këto që po thuhet janë deklarime të pamatura. Në asnjë vend të botës nuk ka që i vetmi kriter i caktimit të vijave kufitare është kadastra. Defekti i njerëzve tanë është që vetëm po flasin paushall dhe nuk lexojnë”.
Bulliqi ka prezantuar disa harta me të cilat ka provuar të dëshmojë edhe njëherë tjetër se Kosova po humb territor dhe se versioni i komisionit të kaluar është i gabuar./Klan Kosova/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...