Demarkacioni me Malin e Zi do të jetë pika më e nxehtë me të cilën do të ballafaqohet kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Burime të Ekonomia Online brenda koalicionit PAN bëjnë të ditur se ndër punët e para që do t’i bëjë Ramush Haradinaj si kryeministër është shkarkimi i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, në krye me Murat Mehën.
Ndërsa, po sipas këtyre burimeve këtij Komisioni do t’i prijë profesori i gjeografisë dhe ish-deputeti nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili do të ketë barrën kryesore së bashku me disa ekspertë ndërkombëtarë për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, transmeton arbresh.info.
E këtë ide të PAN-it e ka mirëpritur Bulliqi i cili në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se edhe pse nuk ka marrë ndonjë ftesë apo propozim të tillë është i gatshëm të japë kontributin e tij profesional për të zgjidhur çështjen e demarkacionit, të cilin e vlerëson mjaftë problematik.
“Në qoftë se Qeveria e ardhshme mendon se ka nevojë për eksperiencën tonë dhe punën tonë, sigurisht që ne bashkërisht me një ekip do të jemi të gatshëm t’i bashkëngjitmi atij komisioni dhe t’i ndihmojmë për me i tejkala të gjitha këto sfida dhe probleme të cilat janë”.
Ai po ashtu ka pohuar se problemi i marrëveshjes së demarkacionit do të vazhdojë edhe me Qeverinë e re.
Por ai ka ofruar zgjidhje duke thënë se takimi me palën malazeze është i patjetërsueshëm.
Bulliqi ka thënë se përveç demarkacionit, Qeveria e ardhshme do të ballafaqohet edhe me një tjetër problem madhor, e që është asociacioni i komunave serbe./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...