Përkundër deklarimeve të presidentit Hashim Thaçi se do të ketë korrigjim të kufirit me Serbinë, Komisioni Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, në kuadër të punës për demarkacionin me Serbinë, ka nisur grumbullimin e materialeve për kufirin aktual që Kosova ka me shtetin serb.
Por ky komision qysh në fillim të këtij procesi e di se cilat mund të jenë çështjet më problematike në raport me Beogradin.
“Aty janë disa komplikime, Serbia ka ngritur disa objekte strategjike të vetat atje. Njëri prej atyre objekteve në bazë të dokumentacioneve tona del që është brenda territorit të Kosovës, në bazë të dokumentacioneve të Serbisë mendohet që është brenda atje. Është një territor ku kemi një mbikëqyrje të dokumentacioneve gjegjëse të cilat dëshmojnë pronësinë e atij territori”, thotë Shpejtim Bulliqi, kryetar i komisionit Shtetëror për Mbikëqyrjen dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.
Bulliqi ka folur rreth asaj nëse duhet të realizohet ideja e presidentit Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Ne duhet të nisemi vetëm nga një fakt që çdo lëvizje në kuptim të ndryshimit të kufijve ose cenimit të integritetit territorial të Kosovës, i vetmi institucion që ka të drejtën legjitime për të diskutuar është Kuvendi i Kosovës. Nuk ka të drejtë asnjë prej institucioneve të tjera, përveç Kuvendit të diskutojë lidhur me ndryshime apo forma tjera të trajtimit të territorit të Kosovës”, është shprehur ai.
Komisioni që drejton Bulliqi është duke grumbulluar materialeve ato janë të llojeve të ndryshme duke filluar nga ato historike, gjeografike, materiale të ndryshme kadastrale, por edhe njëkohësisht duke kërkuar harta të ndryshme të cilat tregojnë për vijën administrative mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me rëndësishme është Kosova dhe institucionet e saj kanë fakte të mjaftueshme për ta treguar gjendjen reale të kësaj vije administrative në periudha të ndryshme kohore. Një fat tjetër i madh është që dokumentacioni i ynë dhe dokumentacioni të cilin e posedon Republika e Serbisë faktikisht është një dokumentacion që ka kompatibilitet relativisht të madh sepse ka qenë një njësi e veçantë e asaj kohe dhe shpresoj shumë që në këtë aspekt nuk duhet të lindte ndonjë problem i veçantë”, ka thënë Bulliqi.
Sa i përket liqenit të Ujmanit për të cilin u diskutua shumë kohëve të fundit, Bulliqi thotë se pronare e tij është Kosova.
“Por, jo vetëm këto, edhe një pjesë e sipërfaqes së Ujmanit e cila del në territorin e Serbisë është shpronësuar nga Kosova, është paguar ajo tokë. Në një far forme çdo gjë është e pastër sikur loti në këtë aspekt që ky objekt hidrografik i rëndësisë së veçantë lidhet me Kosovën dhe është pjesë përbërëse e territorit të Kosovës”, është shprehur Bulliqi.
Ai ka mohuar zërat që thonë se Leposaviqi ka qenë pjesë e territorit të Serbisë, duke thënë se kjo komunë asnjëherë nuk ka qenë jashtë territorit të Kosovës.
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë