Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pranuar se vajza e tij është e punësuar me kontratë mbi vepër.
Teksa fliste për punësimet që i ka bërë kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, në komunë në sektorin e arsimit ai është pyetur edhe për punësimin e vajzës së tij.
“Po më është punësuar vajza me kontratë mbi vepër”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
“Të paktën vajza ime është punësuar pasi ka diplomë dhe notën mesatare mbi 9. Po mbesa e juaj nuk ka diplomë fare. E keni bërë vëllaun drejtor në njërën prej shkollave më të mëdha në Podujevë”, shtoi ai.
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi