I uroi suksese, e ashtu siç e do zakoni i dorëzoi çelësat dhe vulën e kryetarit.
Nënkryetari i deritanishëm i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, pas dorëzimit të detyrës kërkoi nga drejtuesi i ri, Shpejtim Bulliqi që të jetë kryetar i të gjithëve.
“Ishalla t’prin e mbara. Të përgëzoj për fitoren në zgjedhje. Na i kemi kry disa punë, tash disa punë i vazhdoni ju. Po shpresoj që prap do të bashkëpunojmë. Të uroj sukses shpresoj që premtimet që i keni dhënë do t’i mbani”, është shprehur Rudari gjatë dorëzimit të detyrës.
Bulliqi po ashtu nga ana tjetër u shprehë se do të jetë i paanshëm dhe bashkëpunues.
” Ky o’ nji proces normal në demokracinë tonë. Faleminderit shumë për angazhimin tuaj në punën e kryetarit. Shpresoj që bashkëpunimi ynë do të vazhdoj edhe më tutje. Unë do të jem kryetar i çdo individi të Llapit pa dallime. Bashkë do të vazhdojmë punën. Neve na mbetet për borxh edhe obligim të bashkëpunojmë në interes të përgjithshëm”, deklaroi Bulliqi.
Kujtojmë se më Podujevën për herë të parë pas 20 vitesh po udhëheq dikush që nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Podujeva deri para nëntorit të këtij viti ishte bastion i LDK-së, dhe para kalimit në Vetëvendosjes edhe vetë Bulliqi ishte pjesë e kësaj partie./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%