Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i është përgjigjur thirrjes për dhurim të gjakut.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në facebook, shkruan arbresh.info,
Bulliqi krahas fotografisë u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë mundësi të dhurojnë gjak ta bëjnë këtë.
“Sot, ju bashkova thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për të dhuruar gjak. Është kënaqësi ta ndihmosh tjetrin pa e njohur. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të dhurojnë gjak ta bëjnë këtë, kështu ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe mund të shpëtojmë jetë.
Dhuro gjak, shpëto jetë!”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...