Google ADS

Bulliqi dhe komandanti i KFOR-it në Podujevë flasin për sigurinë

14:45 | 11 Prill 2024
R J

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it në Podujevë, Balint Molnar dhe bashkëpunëtorët e tij.

Këtë e ka bërë të ditur komuna, përmes një postimi në Facebook.

Bulliqi e ka uruar komandantin për detyrën e re, si dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, në interes të ruajtjes dhe sigurisë publike.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të Podujevës, si dhe për projektet që po zhvillohen gjatë kësaj kohe të cilat po e transformojnë qytetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme