Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e ka dënuar sulmin ndaj dy punëtoreve shëndetësore në në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Ai tha se këto sulme janë të papranueshme, veçanarisht në vendin e punës
Buliqi u ka bërë thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë shpejt këtë rast.
“E dënoj ashpër sulmin fizik dhe verbal që ka ndodhur ndaj dy punëtorëve shëndetësor mbrëmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë. Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë janë të papranueshme, veçanarisht në vendin e punës, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit shëndetësor. I bëj thirrje organeve të rendit ta trajtojnë shpejt dhe me prioritet këtë rast dhe keqbërësi ta marrë dënimin meritor për kanosje fizike ndaj zyrtarëve publik. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë!”, ka shkruar ai në një postim./Arbresh.info/
Manchester City mposhtet nga Aston Villa
Deri në 1 orë e gjysmë pritjet për të hyrë në Kosovë nga Jar...
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...