Rreth 50 zyrtarë publikë janë gjobitur gjatë vitit të kaluar për mos deklarim dhe fshehje të pasurisë.
Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.
Ai tha se gjobat nuk janë shumë të larta, derisa potencoi se ka pasur edhe prej tyre që janë dënuar me burgim.
“Kryesisht gjobat nuk kanë qenë të larta, më e larta ka qenë ndoshta 1 mijë e 300 euro, por besoj që mesazhi është bartur. Është e rëndësishme që zyrtarët të cilët nuk e respektojnë ligjin të dënohen. Ka pasur edhe të tillë që janë dënuar me burgim, por nuk mund ta them numrin e saktë”, deklaroi Buleshkaj.
Mes tjerash, ai tha se gjatë viteve të fundit është ngritur vetëdija e zyrtarëve publikë për deklarim të pasurisë gjatë afatit të caktuar.
“Nëse në vitin 2022 nga 4700 zyrtarë gati 100 nuk e kanë deklaruar në kohë, në vitin 2023 nga 10 mijë i kemi 40, pra është rritë në masë të madhe përgjigja pozitive në aspekt me obligimet ligjore”, u shpreh Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. /Arbresh.info/ Rreze Sylhasi/
Videon e plotë mund ta ndiqni këtu:
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...