Bujqit nga komuna e Rahovecit do të protestojnë ditën e hënë para komunës për mos ekzekutimin e 25% të vlerës së dëmit të premtuar nga ana e ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafës.
E të njejtën gjë pritet ta bëjnë edhe ditën e martë por këtë herë para Qeverisë së Kosovës.
Qeveria më 5 korrik kishte ndarë mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e dëmve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore. E ndër komunat përfituese ishte edhe komuna e Rahovecit.
Sipas dokumentit, komunës së Rahovecit i takojnë 660.275 euro nga Qeveria.
Por ende deri tani nuk janë shpërndarë këto mjete.
Për këtë arsyeje bujqit do të marrin masa./IndeksOnline/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...