Bujqit kosovarë mësojnë krasitjen e arrave

21:40 | 31 Mars 2018
Arbresh.info

Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthisë në Kosovë ka organizuar një takim ndërmjet kultivuesve nga mbarë vendi me një profesor të bujqësisë nga i cili do të marrin mësime rreth shartimit të arrave.

Tokat më të përshtatshme për kultivimin e arrave u tha se janë ato afër lumenjve.

Trajnimi u bë në bazë vullnetare. Fermerët u shprehën të kënaqur me këtë trajnim, duke thënë se besojnë që ky seminar do të u shërbej në punën e tyre.

Ky trajnim u mbajt në fshatin Gjinovc të Suharekës, ku fermerët e kësaj ane kanë mbjellë shumë parcela me arra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme