Google ADS

Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Kosovë

09:08 | 19 Qershor 2018
Arbresh.info

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ditën e sotme do të qëndrojë në Republikën e Kosovës në vizitë njëditore.

Osmani në Kosovë do të realizoj takime me presidentin, Hashim Thaçi, si dhe me zv.kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Osmanit, në këto takime do të hapen temat e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes Maqedonisë dhe Kosovës, pritjet nga samitet e ardhshme të Bashkimit Evropian, si dhe në përgjithësi perspektivat evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme