Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka komentuar fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama të mbajtur sot në mbledhjen e dy qeverive në Pejë.
Deklaratat e Ramës ai i quan të turpshme, vulgare dhe retorikë pa asnjë objektiv të qartë.
“Fjalimet dhe deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë ishin fund e krye një retorikë pa asnjë objektiv të qartë, pa asnjë raportim të angazhimeve të mëparshme në sa e sa takime e vizita të ndërsjellta. Mbështesim masat e marra të Kosovës ndaj Serbisë”, tha Kryeministri i Shqipërisë ! Po si, qysh, me çfar aktesh ? Hic ! Asgjë ! Të thuash që ka vajtur atje i papregatitur është të neglizhosh të vërtetën e hidhur. Ka 5 vjet, që sa herë takohet me autoritetet e Kosovës, sa herë bën mbledhje qeverie deklaron se ; “ do të unifikojmë doganat” !! Asgjë konkrete në 5 vite ! Përsëri të njëjtën deklaratë retorike edhe sot në Pejë”, shkruan Nishani.
Ish-presidenti vazhdon tutje akuzat ndaj Ramës duke thënë se kryeministri i Shqipërisë vijon platformën e tij pro serbe e antirajonale që ka inicuar që nga dita e parë e hyrjes së tij në zyrën e Kreut të Qeverisë.
“Ai vazhdon ta paraqesë Serbinë si një partnere model me Shqipërinë dhe jo aq të mirë me Kosovën !!! Kjo tezë Ramiste nuk është gjë tjetër veçse një vasalitet i shëmtuar ndaj platformës së hegjemonisë Serbe në Ballkan. Politikat, përpjekjet, investimet e gjithëfarllojshëme të Serbisë për destabilitetin e Ballkanit nuk janë thjesht “papajtueshmëri me Kosovën” por minim i stabilitetit, qetësisë e sigurisë të të gjithë popujve dhe vendeve të rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë.
Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë dëshmuar tashmë në mënyrë të konsoliduar se janë për mirëkuptimin, bashkëpunimin, respektin reciprok dhe integrimin Euro-Atlantik”.
Nishani sulmon Ramën duke thënë se ai flet për projekt “partneriteti strategjik të Shqipërisë me Serbinë”, por ajo të mos i kërkoj Kosovës të citojë “Metohinë” !!!!
“Ky na qenka problemi që po shkaktoka Serbia ???? O tempora ! O mores !!! Kryeministri i Shqipërisë, nga Peja, më shumë sulmoi dhe lëshoi fyerje ndaj Bashkimit Evropian se sa denoncoi dhe dënoi qëndrimet ekstremiste dhe hegjemoniste të Serbisë mbi Kosovën e mbi të gjithë Rajonin. Këtë herë, ky kryeministër shkoi ne Pejë për të shpallur Europën si armike të Kosovës dhe Serbinë si partnere të mundëshme strategjike të Shqipërisë !
O tempora ! O mores “, përfundon ish-presidenti.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh