E tëra çka kërkojnë banorët e Bujanocit nga një marrëveshje përfundimtare, mes Kosovës e Serbisë është arritja e një reciprocitete për banorët e kësaj ane. Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, në një intervistë dhënë arbresh.info ka thënë se nuk ja imponon as një gjë Kosovës në këto bisedime, por pritjet e banorëve sipas tij janë që se paku të ketë edhe për ta të drejta si për serbët në Kosovë.
“Një periudhë mjaft të gjatë situata në Luginë të Preshevës është mjaft e tensionuar dhe peng i raporteve të ashpra të Kosovës dhe Serbisë. Na jemi të interesuar për një përfundim të mirë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Shpresojmë që më këtë të filloj një respektim i të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon. Ne vetëm do të shprehim dëshirat e këtij popullit në këtë rajon. Këta kanë dëshirë dhe vullnet për bashkimin me Kosovën. Por për këtë Kosova duhet të shikojë interesat e saj dhe ne mos të ju imponohemi, por ajo vetë të bëj zgjedhjen e vetë. Ne minimumi kërkojmë nga kjo marrëveshje reciprocitet për shqiptarët e Luginës ”.
Dëshira e vetme e tyre vazhdon tutje Kameri, ka qenë që Lugina të jetë pjesë e bisedimeve me Serbin dhe kjo sipas tij është arritur pas shumë vitesh.
Ndonëse nuk do të jenë pjesëmarrës direkt në bisedime, për atë e rëndësishme është që reciprociteti për këta banorë tash është i vendosur edhe në Platformën për Dialog me Serbinë.
“Na kemi kërkuar që Lugina të jetë pjesë e diskutimeve dhe këtë kemi arritë. Reciprociteti është vendos si një kusht në platformën me Serbinë dhe kjo është një sukses. Lugina e Preshevës ka arritur që të ngritë vetëdijen dhe të flitet për ta. Na kërkojmë vetëm të drejtat sa serbët në Kosovë, dhe kjo është minimumi që Kosova mund me ba në bisedime me Serbinë”.
Kjo, sipas tij, është edhe një shpresë që atyre do të ju zgjidhen shumë probleme politike me të cilën po ballafaqohen tash e sa vite.
Duke numëruar një nga një problemet më të cilat ballafaqohet dhe padrejtësitë nga shteti serb, më e dhimbshme për të është mos njohja e diplomave të të rinjve që e i kryejnë studimet në Kosovë.
Kjo, thotë ai, po e zbrazë Bujanocin. Të rinjtë në mungesë të punësimit po marrin rrugët e Evropës, thotë Kamberi.
“Serbët nuk i respektojnë të drejtat tona që i kemi. Participimi jonë në vendimmarrje nuk respektohet. Kemi institucione të shtetit që veprojnë në komunën ton që nuk ka fare shqiptarë në këto institucione, pastaj në polici, në dogana. kërkojmë edhe ne me qenë në këto pozita. Pastaj, nuk respektohet gjuha në institucionet shtetëror të Serbisë. Përdorimi i simboleve kombëtare janë të ndaluara. Pastaj problemi për mos njohje të diplomave të Kosovës. Të gjithë të rinjtë që kanë kryer fakultete në Kosovë, dokumentet e tyre nuk njihen këtu që nga vitit 2008, pavarësisht marrëveshjes së arritur nga Kosova dhe Serbia. Njerëzit të cilët kanë kryer fakultete janë ë larguara nga këtu shkaku i mosnjohjes se dokumenteve të Kosovës. Bujanoci po zbrazet”.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje