Shukri Buja sot u dorëhiq nga kreu i degës së PDK’së në Lipjan me shumë pakënaqësi që lidhen me moskandidimin e tij për deputet.
Ai i ka shkruar një letër 5 faqëshe kryetarit të PDK’së Kadri Veselit, duke ia radhitur arsyet e dorëheqjes. Sipas tij, ka mjaft shumë e që të gjitha lidhen me mosfutjen e tij në listë për deputet, shkruan gazetametro.net.
Madje, Buja e ka akuzuar Kadri Veselin se ka mision shkatërrimin e PDK’së, duke i thënë se ai nuk është servil.
‘Pse nuk u thirra nga ju z.Veseli për të më komunikuar se nuk mund të më përkrahni, për të m’i dhënë arsyet? Apo s’ka arsye, që jam i bindur që vërtetë nuk ka. Ka mundësi që nuk ju pëlqej juve z.kryetar se nuk jam matrapaz, servil e dredhagji dhe mbase si pengesë për realizimin e misionit tuaj, sipas meje të dyshimtë për shkatërrimin e PDK’së’, i ka shkruar Buja Veselit.
Buja ka shprehur gjithë këto pakënaqësi për moskandidim e gjithashtu ka arsyetuar pse, sipas tij, ka dështuar PDK’ja. Ai i ka numëruar disa, siç i quajti ai, ‘goditje’ që iu dhanë PDK’së. Ndër to, ai përmend edhe kandidimin e Ramush Haradinajt për kryeministër.
‘Zgjedhjet parlamentari i humbëm, dolëm partia e tretë nga partia e parë, si pasojë e një vendimi tuaj z.Veseli për koalicion me partitë AAK-Nisma, 50 me 50 kandidatë në listë, që nënkuptonte mbi 50.000 vota, sepse nuk ishin në listë 55 emra të autoriteteve të PDK’së. Nominimi i zotit Haradinaj, ishte vendimi i dytë goditës që ndikoi në mosveprim të shumë militantëve të partisë. Lista nga radhët e PDK’së ishte skandaloze, si vendim i tretë i gabuar. Të gjitha këto vendime ishin jostatutare sepse koalicionet, nominimi për kryeministër dhe lista kandiduese janë kompetencë vendimmarrëse e Kështillit Drejtues e jo e kryetarit e as e kryesisë’, ka shkruar Buja.
Ndërkaq, ai ka potencuar faktin se në listën e PDK’së ishin nënkryetarët e siç thotë ai, i humbën zgjedhjet, shkruan gazetametro.net.
Ndryshe, Buja ishte deputet i legjislaturës së kaluar dhe i cili haptaz shprehte kundërshtimin ndaj versionit aktual të Demarkacionit, për të cilën gjë ai e përmend në letrën drejtuar Veselit se mund të jetë arsye pse nuk u fut në listë./gazetametro.net
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...