Shukri Buja, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se partia tij duhet të shkojnë në opozitë, për të nisur reformat dhe shpëtuar nga rënia e përkrahjes.
“Sipas meje PDK duhet të marrë vendim shumë të qartë, duke thënë se ne duhet të jemi opozitë konstruktive”.
“Ne duhet të heqim dorë, më pas AAK dhe NISMA le të diskutojnë me partitë tjera”.
“PDK duhet të përgatitet që në katër vitet e ardhshme të jemi të pakontestueshëm”.
Kështu ka thënë Buja në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.
“Unë këtë qëndrim do të mbaj edhe në Këshillin Drejtues, posa të thirret pasi akoma nuk kemi pas ndonjë takim apo mbledhje”.
Shukri Buja ishte zyrtari që më së shumti kishte kërkuar shkarkimin e Isa Mustafës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja parlamentare.
Por, kur ra Qeveria dhe u hartuan listat për deputetë, Buja nuk u lejua të ishte pjesë e këtyre listave për shkak se ende ballafaqohet me një akuzë për kohën sa ishte Kryetar komune në Lipjan.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...