Analisti amerikan, Janusz Bugajski, ka thënë se mbajtja në fuqi e taksës ndaj Serbisë mund të dëmtojë raportet e Kosovës me SHBA-në.
Ai ka folur të mëkrurën në “Monitor” të RTK-së.
“Po, mundet (dëmtojë raportet v.j.), nëse do të vazhdojë, prandaj Prishtina duhet të bisedojë me Uashingtonin dhe të nxjerrë këtë çështje përpara, ta suspendojë, ta mënjanojë, sepse nuk iu duhet një situatë kur Garda Kombëtare e Iowas anulon një udhëtim, i cili është shumë I rëndësishëm për Kosovën, që është përforcimi i mëtutjeshëm i Ushtrisë, strukturave të sigurisë dhe antarësisë në NATO. Nëse ky proces rrezikohet me tarifa apo me vendime të tjera kjo duhet të zgjidhet”, ka thënë ai.
Bugajski ka thënë se e shqetëson mosuniteti i subjekteve politike në Kosovë përballë dialogut me Serbinë.
“Ajo çka më brengosë është se uniteti politik në Kosovë nuk duhet të rrezikojë Kosovën. Do të duhej të kishte njëlloj qasje të bashkuar”, ka thënë ai.
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...