Google ADS

Bugajski: Beogradi do të përpiqet t’i zgjerojë qëllimet hegjemoniste në raj

10:54 | 27 Dhjetor 2023
A Z

Analisti amerikan dhe bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestown në Washington, Janusz Bugajski, ka theksuar se Serbia do të përpiqet të zgjerojë qëllimet e saj hegjemoniste, duke dominuar apo destabilizuar qeveritë fqinje në Sarajevë, Prishtinë dhe Podgoricë.

Sipas tij, shumica sovrane në Mal të Zi duhet të përgatitet për t’u mbrojtur në mënyrë më efektive kundër çdo përmbysjeje më të gjerë të pavarësisë së vendit.

Bugajski për mediat malazeze ka theksuar se projekti i ‘Serbisë së Madhe’ mund të luftohet edhe duke bashkëpunuar me vendet e tjera të synuara, veçanërisht me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

Duke iu referuar zgjedhjeve të mbajtura së fundmi në Serbi, ku partia e Aleksandër Vuçiqit përsëri fitoi numrin më të madh të votave, Bugajski ka shpreh besimin se rezultatet do ta detyrojnë qeverinë e Vuçiqit të intensifikojë agjendën e saj mini-imperialiste në Ballkanin Perëndimor.

Synimi i Serbisë, siç thotë ai, është që Mali i Zi të bëhet një shtet vasal që do të ndjekë politikën e jashtme dhe të sigurisë së Serbisë dhe jo ta sfidojë Beogradin në skenën ndërkombëtare./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme