Google ADS

“Buffon është një ikonë e futbollit botëror”

19:14 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Pas fitores ndaj Torinos, drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta foli për Premium Sport për Gigi Buffonin, garën Scudetto dhe Ligën e Kampionëve.

Duke folur për portierin legjendar, Marotta tha:

“Është sezon i rëndësishëm. Nuk ka asnjë problem. Buffon është një njeri dhe një ikonë e futbollit botëror, ne e shohim atë vetëm në këtë mënyrë”, tha Marotta.

Ai gjithashtu foli për barazimin ndaj Tottenham në Champions League.

“Tifozët gjithmonë duan që ekipi të fitojë, Jemi optimist, ndeshja zgjat 90 minuta”, përfundoi drejtori spotiv i Juventusit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme