Google ADS

BSPK: Qeveria po mundohet përmes presioneve ta ndal grevën

15:28 | 8 Shtator 2022
K.B

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se Qeveria është duke ushtruar presion ndaj grevistëve që të ndalin grevën.

“Duam të njoftojmë opinionin e gjerë se Partneri ynë Social – Qeveria është duke u munduar të gjejë rrugë jo të mira, kryesisht të presionit joparimor dhe vetëm e vetëm për të bindur grevistët të ndalin Grevën e Përgjithshme”, thuhet në njoftim.

BSPK ka porositur Qeverinë se ndalja e grevës së përgjithshme pa dialog social është dhunim i demokracisë.

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton opinionin se BSPK-ja do të bënte shkelje të ligjit për greva e mbi të gjitha shkelje të rëndë të parimeve dhe normave sindikale po që se do të ndalte grevën pa u ulur në karrigen e tavolinës së dialogut social dhe pa arritjen e marrëveshjes”, është bër e ditur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme