Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e kanë kundërshtuar miratimin e Projektligjit që i hap rrugë miratimit të pagës minimale në vlertë 264 euro bruto.
Sipas tyre, paga minimale është vlerë që llogaritet e jo punë dëshirash.
Në reagimin e BSPK-së thuhet se propozimi i qeverisë për pagën minimale nuk ka kaluar as në Këshillim Ekonomik Social.
“Sindikatat e kanë mandatin që ia jep ligji, të përfaqësojnë interesat e sindikalistëve. Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave. Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura”, thuhet në reagim.
Ata kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, e që është rritja e pagesa minimale në 400 euro.
“BSPK-ja rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve, dhe do të vazhdojë me artikulimin e kërkesave të federatave sindikale në të gjitha format e lejuara me ligj – po nuk do të tërhiqet”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i tij i plotë:
Duhet të dihet se vlera e pagës minimale është vlerë që llogaritet dhe nuk është punë dëshirash, e në Këshillin Ekonomiko-Social vepron Komisioni Profesional Trepalësh për Paga, Çmime dhe Pensione, i cili e ka për detyrë të shqyrtojë dhe të ofrojë rekomandime për çështje të cilat janë kompetencë e tyre në takimet e KES-it dhe të organeve të tjera qeveritare, me qëllim të orientimit dhe të zbatimit të politikave shtetërore në fushat të cilat i mbulon.
Sindikatat e kanë mandatin që ia jep ligji, të përfaqësojnë interesat e sindikalistëve. Në Takimin e fundit të KES-it, më 10 mars, në votim u hodhën dy propozime për vlerën e Pagës minimale – 264€ dhe 300€, dhe asnjëri nga këto propozime nuk mori vota e duhura – 2/3 e votave.
Dhe sot kemi një Pagë minimale e cila është hedh në votim në mbledhjen e fundit të KES-it por nuk ka marrë votat e duhura.
BSPK-ja rri fuqishëm pas kërkesave sindikale dhe ndjek të gjitha rrugët ligjore për intensifikimin e veprimeve sindikale në të mirë të ngritjes së mirëqenies ekonomike, sociale e shëndetësore të të punësuarve, dhe do të vazhdojë me artikulimin e kërkesave të federatave sindikale në të gjitha format e lejuara me ligj – po nuk do të tërhiqet.
Po ashtu duhet të dihet se Këshilli Ekonomiko-Social – KES-i është organi i nivelit nacional, i cili udhëheq konsultimet dhe u bënë propozime organeve kompetente për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës, në cilësinë e organit më të lartë trepalësh apolitik e që funksionon si i pavarur, pa ndikim të ndonjë grupacioni ose interesi politik që vjen nga jashtë.
KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë (15) anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e Organizatave të punësuarve, Organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë, dhe pos të tjerash përkujdeset edhe për propozimin e pagës minimale pasi që e ka në mandatin e vet, dhe nga KES-i nuk ka dalë paga minimale pasi që nuk ka marrë votat e duhura.
Duam të cekim se KES-i do të vazhdojë me punën rreth përcaktimit të pagës minimale edhe për vitin 2023, që do të mundësojë propozimin e pagës minimale më të lartë se në vitin që jemi, vitin 2022. /arbresh.info/
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...