Alush Sejdiu, nënkryetar i BSPK-së, thotë se sot kanë adresuar shumë shqetësime për shkeljen e të drejtave të punëtorëve te kryeministri Isa Mustafa. Ai në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kanë kërkuar që paga minimale e punëtorëve në Kosovë të jetë 250 euro.
Në vend deri tani, sipas ligjeve në fuqi, paga minimale ishte nga 130 deri në 170 euro, por Alushi thotë se BSPK ka kërkuar pagë minimale 250 euro të cilën e konsiderojnë shifër të përballueshme për shtetin.
Sejdiu ka thënë se përpos sektorit privat, shqetësime për shkelje të të drejtave të punëtorëve janë vënë re edhe te sektori publik.
“Ju e dini se paga minimale është e kategorizuar sipas moshës, të cilën ne nuk e kemi pranuar. Nuk është bërë në bazë të përvojës, përgatitjes apo kriteri tjetër dhe është bërë sipas moshës. Jemi pajtuar që të hiqet kategorizimi. Kemi kërkuar 250 euro pagë minimale. Nuk është kërkesë e madhe dhe nuk është e papërballueshme. Me 170 me çmimet që janë tash në Kosovë për artikujt bazikë, nuk mund të mbijetohet me një familje, kur e dimë se një familje mesatarisht ka 5.86 anëtarë”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se janë pajtuar edhe me kryeministrin që rritja e pagave të bëhet në bazë të rritjes ekonomike dhe të mos ketë diferencë shumë të madhe mes sektorit publik e privat, sepse mund të ketë bartje të njerëzve që të gjithë të interesohen te sektori publik.
Ai ka përmendur mosrespektimin e Marrëveshjes Kolektive dhe Ligjit të Punës nga shumë kompani. Sejdiu ka përfshirë edhe KEDS-in e Aeroportin si shkelës të të drejtave të punëtorëve.
Si shkelje të kontratave të punës ai ka përmendur zgjatjen e orarit të punës, kontratat e afatizuara e mosrespektimin e pushimeve të ndryshme.
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave