Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka reaguar pasi u la jashtë listës për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se mospjesëmarrja e tij në listën zgjedhore të subjektit të VV-së vjen si fakt i udhëheqjes së shtabit zgjedhor, shkruan Arbresh.info
“Shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur”, shkruan Bislimi në Facebook.
Postimi i plotë
Lista e fitores së madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Kosova për herë të parë ka një qeveri që po e përmbyll të plotë mandatin e saj katër vjeçar. Kjo qeveri, ishte fryt i listës së fitores së madhe të 14 shkurtit 2021. Me një listë po aq të denjë për të përfaqësuar shtetin dhe qytetarët, me figura të reja e të njohura, po kandidojmë edhe në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, për të arritur përsëri një tjetër fitore të madhe.
Që kjo është lista më e mirë, e tregojnë emrat, e tregojnë arritjet, e tregojnë intelekti, aftësia dhe ndershmëria e të gjithëve për të jetësuar idealet dhe vlerat e Lëvizjes. Lista jonë i flet qytetarit dhe është zë i tyre. Andaj, për dallim prej subjekteve të tjera politike, Lëvizja jonë nuk ka nevojë për shpenzime marramendëse të dhjetëra mijëra eurove në ditë për rrjete sociale e analistë, për t’i “bindur” qytetarët për kualitetin e listës.
Qytetarët e njohin fort mirë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, atë çka ne përfaqësojmë dhe qëndrimet tona.
Për t’i dhënë fund edhe manipulimeve të shpërndara që nga mbrëmë, njoftoj të gjithë se mospjesëmarrja ime në listën zgjedhore të subjektit tonë, vjen si fakt i udhëheqjes së shtabit zgjedhor. Shefi i shtabit, rrjedhimisht, nuk do duhej të jetë pjesë e listës. Kështu ka qenë edhe në vitin 2017, edhe më 2019 dhe më 2021, e do jetë përsëri tash në 2024. Rezultati i tri zgjedhjeve të fundit, tregon që kjo ka qenë strategjia e duhur./Arbresh.info/
Nga “zhdukja” e avionit te zemërimi i Putin, si e organizoi ...
Barduani pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Letonisë, e ...
Ylli fiton por Vëllaznimi kualifikohet në gjysmëfinale të Ku...
Operacioni kundër trafikimit të armëve, Sveçla përgëzon Poli...
I dyshuar për fajde, gjakovari arrestohet në flagrancë nga p...
Bashkimi me lehtësi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...