Google ADS

Brukseli do të jetë shumë i qartë kësaj radhe

09:13 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

Prishtina dhe Beogradi duhet të realizojnë dhe zbatojnë marrëveshjet për të cilat u pajtuan që nga 2011-ta.

Analistët bëjnë përgjegjës vetë palët për mos-zbatim të marrëveshjeve. Sipas tyre Beogradi përpiqet të shtrembëroj marrëveshjet kurse Prishtina shihet si palë e pabarabartë në këtë proces.

Procesi i dialogut Kosovë –Serbi është karakterizuar deri më tani nga mungesa e transparencës , llogaridhënies dhe marrëveshjeve të pa-zbatuara. Jeta Kransiqi nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë për Radio Kosovën, se një ndër marrëveshjet kryesore e dal nga dialogu politik e në të cilën Kosova ka ngecje është ajo për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“ E dimë të gjithë rrjedhën e kësaj marrëveshjeje e cila ka shkuar nga presidentja Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese e cila gjykatë ka thënë se parimet apo 23 pika nuk janë në frymën e Kushtetutës së Kosovës. Që nga ai moment pra nga 2015, Kosova me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e ka pasur mundësinë që të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe parimeve të Kushtetutës së Kosovës duke përmbushur kështu një obligim të sajin të cilin e ka marr” ,deklaroi Jeta Krasniqi

Krasniqi përmend edhe marrëveshjen për Kadastrën , Telekomunikacionit etj në të cilat Kosova ka shënuar ngecje në zbatimin e plotë të tyre. Por, në përgjithësi Krasniqi thotë se ishte pala serbe ajo e cila nuk ka respektuar marrëveshjet e arritura deri më tani. Analisti serb Rangel Nojkiq bënë përgjegjëse vetë palët nënshkruese për zbatimin e marrëveshjeve.

“Beogradi po përpiqet të shtrembëroj atë se çfarë është arritur në Bruksel para tre katër vjetësh e kjo është se Bashkësia e Komunave me Shumice Serbe është sipas Kushtetutës së Kosovës kjo është edhe në vebsajtin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën. Në bazë të kësaj mendoj se Beogradi nuk ka argumente të mëdha në kuptimin e kërkimit që Bashkësia e Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo me siguri nuk do të ndodh .Në anën tjetër Prishtinën nuk e kuptoj se pse ajo e zvarrit procesin duke përdorur vonimin e krijimit të Asociacionit si arsyetim për të zgjidhur problemet e tjera”, deklaroi Rangel Nojkiq.

Për analistin Haki Abazi pala kosovare e ka sjell vetën në pozicionin që në asnjë formë nuk mund të përcaktojë agjendë si rrjedhojë e asaj që hyri në dialog e papërgatitur duke mos kërkuar as platformë të barabartë të dialogimit.

“Kosova hyn në dialog realisht si palë e cila nuk e ka peshën e njëjtë me atë të Serbisë, dhe në të njëjtën kohë dialogu është ndërmjetësuar nga BE i cili duke qenë neutral ndaj statusit të Kosovës. Kjo detyrimisht ka sjell në një situatë kur mos-përmbushja e marrëveshjeve të arritura nga ana e Serbisë është shikuar me fleksibilitet përderisa Kosova ka nënshkruar dhe ka pranuar që në një formë të ri-vendos Serbinë si hisedar ndaj çështjes së Kosovës duke lejuar që të diskutohet për çështje të brendshme të Kosovës”, tha Haki Abazi.

Sidoqoftë BE ka nënvizuar se nga përmbyllja e dialogut me Serbinë, Kosova do të përfitojë në rrugën e saj evropiane, ani pse nuk është specifikuar se çfarë do të jetë ky përfitim./rtklive

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme