Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra në Prishtinë në konferencën e thirrur për medie deklaroi se projekti: “Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës”, tregon për një keqpërdorim të radhës nga komuna dhe kryetari Përparim Rama.
“Arsyet për të cilën po e mbajmë këtë konferencë kanë të bëjnë më një thirrje për një kontratë e cila sipas të gjitha analizave tona tregon për një keqpërdorim të radhës i cili do të ndodh në tenderin qe planifikon të hapet nga komuna. Pra është vazhdimësi e kontratave të dëmëshme dhe keqpërdorim i parasë publike që po ndodh nga dhe komuna e Prishtinës dhe kryetari Rama”, tha Brovina.
Brovina tha se ka të bëjë më një kontratë për prokurim e datës 5 prill 2024, emërimi i së cilës është: Programi për ofrimin e shërbimeve të energjisë në ulje të shpenzimeve financiare në komunën e Prishtinës, ose thënë ndryshe ndriçim publik smart.
“Ky aktivitet i prokurorimit është planifikuar të hapet më datën 30 prill 2024 dhe vlera e këtij 10 milionë euro me kohëzgjatje 36 muaj, hulumtimet e ekspertëve tanë në lidhje më këtë vlerësojnë se kriteret e kërkuara nuk shprehin mundësinë e konkurrencës dhe pjesëmarrjen e shumë operatorëve ekonomik në specifikat gjerësisht pika e tretë , kapaciteti teknik profesional kemi të bëj me emërtime të paisjeve, nëse e bëjmë analizë shohim se këto pajsje kemi operatorë ekonomik, një eventualisht dy në Kosovë të cilat i plotësojnë këto kushtet”, u shpreh ai raporton eo.
Brovina deklaroi se edhe tek pjesa e stafit është gjetur diskriminim, sikurse tek inxhierët e elektros të cilët duhet te jenë te certifikuar me esko.
“Edhe për punëtorët fizik të cilët duhet te jenë të certifikuar, ku duhet të dorëzohen në hapjen të ofertave ku është një kohë shumë e pamjaftueshme për operatoret ekonomik, edhe në paramasa kemi shumë pozicione që bien në ndesh në ligjin për prokurorim publik”, u shpreh Brovina.
Ai deklaroi se ka dyshime për të cilat bëhet fjalë për një tender të orkestuar i cili shkon në dëm të buxhetit të Prishtines duke iu bërë thirrje organeve të hetuesit për parandalimim e “abuzimit” të radhës.
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...