Brovina e Deliu-Kodra tregojnë se a duan dëmshpërblim për gazin lotsjellës

10:13 | 1 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetet e PDK-së, Flora Brovina e Blert Deliu-Kodra po marrin pjesë në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhje të gazit lostjellës në Kuvend.

Brovina e e Deliu-Kodra në cilësinë e të dëmtuarve kanë folur në seancë kur janë pyetur se a kanë kërkesë pasurore-juridike si të dëmtuara, shkruan arbresh.info.

Derisa Brovina ka thënë se nuk e ka këtë kërkesë, Deliu-Kodra ka thënë se do të deklarohet në procesin e mëvonshëm nëse do të kërkoj ose jo dëmshpërblim për dëmin që i është bërë si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend nga të akuzuarit, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi e Faton Topalli./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1614054325326320/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme