Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut, bashkë me drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic dhe drejtori i Zyrës për IT dhe eQeverisje, Mihailo Jovanoviq.
Kryeministrja e Serbisë theksoi se dialogu është i rëndësishëm dhe se shpreson që institucionet në Prishtinë të jenë të hapura për dialog.
“Ne duam paqe dhe stabilitet afatgjatë, unë jam optimist dhe ajo për të cilën do të insistojmë është Asociacioni i Komunave Serbe”, tha Ana Brnabiq.
Brnabiq, duke iu drejtuar turmës në ndërtesën e Qendrës Multimediale në Mitrovicën e Veriut, tha se po sjell mesazhin e presidentit Aleksandar Vuçiq se Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e saj në Kosovë.
“Jam e nderuar që jam në Kosovë, dua që nga këtu, të dërgoj një mesazh të qartë, një mesazh paqeje, stabiliteti dhe tolerance dhe mesazhin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do të jemi gjithmonë me popullin tonë në Kosovë. Jam e kënaqur që pas provokimeve të 31 korrikut arritëm të ruajmë paqen. Investimet do t’i mundësojnë popullit dhe fëmijëve tanë të qëndrojnë këtu”, tha kryeministrja Brnabiq./arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...