Google ADS

Brnabiq: Kurrë se kam parë Vuçiqin më të zhgënjyer

10:22 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka bërë të ditur se kishte një takim të gjatë me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe se shumicën e kohës diskutuan për çështjen e Kosovës.

Ajo theksoi se ajo kurrë nuk e kishte parë Vucicin kaq të zhgënjyer me reagimet e partnerëve të huaj për ngjarjet më të fundit në veri të Kosovës ku u arrestua ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Arbresh.info.

Sot një javë, Policia e Kosovës kishte arrestuar Gjuriq për shkak se kishte hyrë pa leje në Kosovë.

Gjuriq ishte sjellë në stacionin e Policisë në Prishtinë me duar të lidhura mirëpo nuk ishte mbajtur gjatë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme