Brnabiq: Kosova nuk mund të ndalë rrugëtimin e Serbisë drejt BE’së

22:40 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka thënë se situata me Kosovën është problem kyç për të cilin duhet të ketë një zgjidhje.
Ajo madje ka thënë se rikonstruktimi i qeverisë po bëhet pikërisht për këtë çështje.

“Serbia ka për të gjet fuqinë e saj për të krijuar paqen dhe stabilitet në Kosovë, çka vërtetë është e vështirë dhe tejet brengosëse”, ka thënë Bërnabiq në një intervistë për Novimagazin, përcjell Klan Kosova.

“Kosova është shumë e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin në Serbi por edhe për tërë rajonin.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“Mendoj që Kosova nuk mund ta pengojë rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së. Integrimi evropian është tregim tjetër, zgjidhja për ta njohur Serbia, Kosovën është tjetër tregim”.
“Komisioni Evropian, apo BE, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ata kanë status neutral sepse epsh vende të BE-së nuk e njohin atë dhe nuk do ta njohin pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës. Ata presin që t’i normalizojmë marrëdhëniet, nuk duna që t’i importojnë problemet në BE. Ky normalizim marrëdhëniesh nënkupton gjithçka. Së pari mendoj se është interes i Serbisë, jo vetëm i unionit, por që interes përfundimtar për Serbinë është gjetja e një zgjidhje afatgjate”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme