Kandidatja karizmatike për kryeministre të Serbisë, Ana Brnabiq, ka folur për herë të parë për Kosovën gjatë shpalosjes së programit të saj qeverisës.
Ajo i është drejtuar deputeteve të Kuvendit të Serbisë, një pjesë e së cilëve nuk e duan pasi ajo është lesbike, kurse pjesa tjetër pasi është propozimi i presidentit Vuqiç. Brnabiq ka përmendur një kompromis historik për Kosovën, por nuk ka saktësuar se çfarë do të ishte ai.
Ana Brnabiq, kandidatja për kryeministre të Serbisë, ka nisur të shpalos programin e saj qeverisës. Votimi për të paren kryeministre femër dhe gej në Serbi pritet të bëhet dy ditët e ardhshme. Të premten Brnabiq pritet të jap betimin.
E propozuar nga presidenti, Aleksandar Vuqiç, ajo ka thënë se dëshiron një Serbi që do të ndjek shoqëritë e zhvilluar. Me Kosovën, sipas saj, Serbia duhet të bëj një kompromis historik, transmeton tch.
“Ne duam të vazhdojmë dialogun me shqiptarët dhe do të angazhohemi për një politikë përmirësimit të marrëdhënieve me institucionet e përkohshme në krahinën tonë. Duke ndihmuar ekonomikisht serbët dhe është urgjente formimi i ssociacionit të komunave Serbe”, shprehet Ana Brnabiq, kandidate për kryeministre, Serbi.
Ajo është kundërshtuar nga opozita pasi nuk pranohet si propozim i Vuqiç, ndërsa edhe nga një pjesë e vogël e qeverisjes për shkak të orientimit të saj seksual.
Zgjedhja e saj në qeverinë serbe konsiderohet si tentim për ta kthyer qeverinë serbe në organizim ekspertësh. Por, edhe një marketing politik.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë