Brnabiq: 2018, vit i zgjidhjes për Kosovën

17:07 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, ka deklaruar se shteti serb është i gatshëm që të gjejë një zgjidhje në raport me Kosovën, dhe të mos mbetë asnjë konflikt i ngritur me shtetin fqinj.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha në një intervistë radiofonike për revistën britanike Economist, se në vitin 2018 mund të arrihet një ‘zgjidhje afatgjatë për Kosovën’.

“Ajo që po bëjmë tani është të kërkojmë një zgjidhje afatgjatë, që të mos lëmë një konflikt të ngrirë. Ne kemi një mundësi historike për të gjetur një zgjidhje praktike,” tha Brnabiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme