Brnabiç tregon se çka u bisedua mbrëmë në Bruksel mes kryeministrave

08:37 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka thënë mbrëmë pas takimit të mbajtur në Bruksel të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor se bisedimet ishin të fokusuara mbi një strategji të re të zgjerimit, është e qartë se Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar në procesin e integrimit në BE, duke theksuar se Serbia ka provuar tashmë veten si një partner i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe serioz, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende që po negociojnë aktualisht. Një nga temat kryesore është se Shqipëria dhe Maqedonia do të fillojnë negociatat sa më parë që të jetë e mundur, ne shpresojmë në gjysmën e parë të vitit 2018. Kjo është në interes të të gjithë Ballkanit Perëndimor “, tha Brnabić në fund të një darke pune të organizuar nga shefja për Punë të Jashtme të BE-së Federica Mogerini. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme