Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç do të qëndrojë për një vizitë një-ditore në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, dhe Leposaç, njofton e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe”.
Bashkërisht me kryeministren serbe, siç njofton kjo e ashtuquajtur zyrë për Kosovën, do të jetë edhe drejtori i saj, Petar Petkoviq.
“Kryeministrja do të vizitojë të hënën Mitrovicën e Veriut, ku do të takohet me qendrën multimedia në pjesën veriore të Kosovës dhe Akademinë Shpirtërore. Pas kësaj ajo do të vizitojë Manastirin Banjska në komunën e Zveçanit. Në komunën e Leposaviçit,m Kryeministrja do të vizitojë familjen në nevojë të vëllezërve Radosvjleviç, që zyrtarisht dalin në shtëpi të re, të ndërtuar me paratë e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.
Në njoftim gjithashtu thuhet se lajmërimi i vitës së kryeministres serbe është bërë të enjten më 1 shtator, 72 orë para vizitës, siç parashihet me Marrëveshjen për Vizita Zyrtare në marrëveshjet e brukselit.
“Vizita e kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Brnabiq, në Kosovë ka për qëllim të përcjellë mesazhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, në kuadër të të cilave rruga e vetme për të arritur mbijetesën dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, thuhet në njoftim. /reporteri
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...
Rrustem Alia jep dorëheqje nga posti i presidentit të Suhare...