Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mohuar rolin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.
Në fjalën e saj në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Brnabiq tha se Serbia është e gatshme që të ofrojë të gjitha informatat dhe provat që janë në dispozicion për të mbështetur këtë deklaratë, shrkuan Arbresh.info.
“Kriza në Kosovë tragjikisht por me parashikim ka eskaluar më 24 shtator kur ka ndodhur konflikti i armatosur midis një grupi të armatosur serb nga Kosova dhe Policisë dhe formacioneve paramilitare në Banjskë. Hetimet janë në vazhdim e sipër për të siguruar të gjitha përgjigjet dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha paqartësitë e këtij rasti duke përfshirë edhe mënyrën në të cilën dy nga serbët e vdekur kanë humbur jetën e tyre që duket të jetë ekzekutim gjakftohtë pasi janë dorëzuar.”, ka thënë ajo.
“Dua të theksoj me përgjegjësi se Beogradi dhe Forcat e Sigurisë së Beogradit nuk kanë pasur asnjë gjë të bëjnë me këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm që të ofrojmë të gjitah informatat dhe provat që janë në dispozicion, për bashkësinë ndërkombëtare dhe për të konfirmuar këtë deklarim.”, u shpreh kyeministrja serbe.
“Dua të theksoj me përgjegjësi se Beogradi dhe Forcat e Sigurisë së Beogradit nuk kanë pasur asnjë gjë të bëjnë me këtë ngjarje dhe jemi të gatshëm që të ofrojmë të gjitah informatat dhe provat që janë në dispozicion, për bashkësinë ndërkombëtare dhe për të konfirmuar këtë deklarim.”, shtoi Brnabiç.
Tutje ajo shprehu keqardhje për humbjen e jetëve duke thënë se shpreson që të mos ndodhë asnjëherë më./Arbresh.info.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...