Brnabiç i bën thirrje Prishtinës për bashkëpunim në themelimin e Asociacionit

11:52 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në takimin BE-Serbi të Këshillit për Stabilizim Asociim, kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe Shefja për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federica Mogherini kanë mbajtur një konferencë për shtyp, raporton portali arbresh.info

Ajo i ka bërë thirrje Prishtinës që të bashkëpunojnë në implementimin e tërësishëm të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. Brnabiç më tej ka thënë se dialogu me Prishtinën është një prej çështjeve kryesore.

“Dialogu me Prishtinën është një prej çështjeve tona kryesore. Duam të shohim se ku duam të shkojmë me dialogun me Prishtinën. Dua t’i bëj thirrje Prishtinës të bashkëpunojnë seriozisht me ne, për të implementuar plotësisht marrëveshjet e Brukselit, të ulen dhe të krijojmë së bashku kushtet për të krijuar Asociacionin e Komunave Serbe. Nëse nënshkruhen edhe duhet të implementohen”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme