Google ADS

Brnabiç: E rëndësishme si do të sillet Maqedonia për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

17:00 | 23 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi sot se personeli i ambasadës së Serbisë është tërhequr nga Shkupi për shkak të veprimit kundërzbulues, ndërsa sipas saj tani më me rëndësi është se si do të sillet Maqedonia lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kryeministri i Maqedonisë (Zoran Zaev) në Trieste qartë dhe pa mëdyshje më tha se ata do të përmbahen për votimin mbi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Unë e mbaj për fjalë. Për mua është me rëndësi që kolegët e rajonit të mbajnë fjalën”, tha Brnabiç, raporton AA.

Ajo theksoi se Serbia shumë herë në shumë mënyra tregoi se është fleksibile dhe tolerante.

Brnabiç shtoi se më 26 gusht do të shkojë në takimin joformal të kryetarëve të qeverive nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Durrës. Ky takim i kushtohet integrimeve rajonale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme