Google ADS

Britney Spears akuza të rënda ndaj Justin Timberlake, ja çfarë thotë këngëtarja

11:19 | 30 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Këngëtarja e njohur Britney Spears, ka kujtuar ish të dashurin e saj, Justin Timberlake me anë të një postim në “Instagram” të cilën ajo e fshiu më vonë.

Pavarësisht se kishte ndarë video me ndjekësit teksa kërcente me këngët e tij, ikona e muzikës pop akuzoi Timberlake se “përdori” emrin e saj për të shitur albumin “Justified.”

Në postimin saj, këngëtarja e hitit “Toxic” kishte shkruajtur në lidhje me ata që e kanë tradhëtuar dekadat e fundit.

Disa prej tyre nuk ishte vetëm këngëtari i njohur, por edhe mamaja me motrën e saj.

Ajo shkroi se nëna e saj e botoi librin “Through the Storm: A Real Story of Fame and Family in a Tabloid World”, në një kohë kur ajo kishte shumë nevojë për të.

Sipas këngëtares kjo gjë u bë për “famë dhe vëmendje!!!!”.

Nëna e Britney-t botoi librin në vitin 2008, i cili mbuloi shumë nga betejat publike të vajzës së saj me paparacët dhe shëndetin mendor.

Për ish të dashurin e saj, ajo tha se ai “bëri të njëjtën gjë”, si mamaja e saj.

Britney u shpreh se Timberlake “përfitoi me albumin e tij të parë duke përdorur emrin” e saj.

Britney gjithashtu tregoi se nga motra ishte tradhtuar pasi ajo ka nxjerrë një libër, që e përmend më shumë se 300 herë këngëtaren./Kosovarja/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme