Britania uron pjesëtarët e FSK-së, që fituan medalje në garën e patrullimit të Kambrianit

18:10 | 11 Tetor 2023
E.K

12 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga regjimenti i parë, nën udhëheqjen e Toger Arbër Hoxhës, kanë fituar medalje të bronztë në garën e patrullimit të Kambrianit në distancë të gjatë.

Lajmi është bërë i ditur në njoftimin nga Ambasada e Britanisë në Kosovë, ku thuhet se performanca e tyre ishte e jashtëzakonshme, përcjell Arbresh.info.

“Urime 12 pjesëtarëve të FSK-së nga regjimenti i parë nën udhëheqjen e Toger Arbër Hoxhës për fitimin e medaljes së bronztë në garën e patrullimit të patrullimit të Kambrianit në distancë të gjatë. Bravo që sollët një tjetër medalje për Kosovën”, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Të ngjashme