Britania vazhdon të mbështesë Kosovën në luftën për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur në Kosovë.
Ambasadori britanik RuairiO’Connell, ka thënë se çështja e personave të pagjetur pas luftës në Kosovë është shumë e ndjeshme, duke shtuar se është punuar në këtë drejtim.
“Le të jemi të qartë që ne duhet të bëjmë çmos dhe çdo qeveri në rajon duhet të bëjë çmos, që të zgjidhë këtë problem për të zbardhur fatin e të zhdukurve,” ka thënë O’Connell gjatë një bashkëbisedimi me shkrim me qytetarë në llogarinë e tij në Facebook, shkruan arbresh.info.
Ai ka përmendur edhe takimin e Princit të Uellsit me familjet e të zhdukurve gjatë vizitës që bëri vitin e kaluar në Kosovë, e i cili pati ftuar këta të fundit për vizitë në Londër.
“Mbeten mbi 1600 persona të pagjetur prej konfliktit në Kosovë. Por të mos harrojmë që më shumë se 400 prej tyre janë të komuniteteve joshqiptare. Ka qindra serbë që ende nuk janë gjetur pas luftës,” është shprehur ai.
Përfaqësuesi i familjeve të të pagjeturve Bajram Çerkini ka thënë për arbresh.info se kanë qenë në vizitë tek Princi Charles në Londër përkatësisht në rezidencën e tij, me ç’rast janë pritur shumë mirë nga ana e tij.
“Ne kemi qenë në vizitë, në rezidencën e princit, këtë vit dhe kemi qenë tre shqiptarë, tre serb dhe tre kroatë, pra kemi qenë grup multietnik. Princi na ka prit mirë, na ka premtuar shumë mirë,”ka thënë Cerkini.
I pyetur se a ka pasur kjo vizitë një kontribut në procesin e personave të zhdukur Çerkini ka thënë se deklaratat e tij për të pagjeturit në Kosovë ka tronditur Ballkanin.
“Ai ka trondit Ballkanin Perëndimor dhe e ka mbajtur fjalën dhe të gjithëve që merren me të pagjeturit ua ka futur në kokë se duhet në Kosovë të përshpejtohet çështja e të pagjeturve për shkak se dihet çdo gjë është e shënuar, çdo gjë e fotografuar me satelit dhe ata njerëz nuk duhet të lihen edhe në këtë kohë shumë të gjatë me një ankth shumë të mërzitshëm pasi dihet çdo kush, çdo vend ku është, Serbia duhet të tregojë se ku janë.Ai e ka cek këtë në Ballkanin Perëndimor dhe menjëherë u caktua një konferencë në Emerald me 125 familjarë të Qendrës Burimore të Kosovës që u mbajt me 25 gusht”, ka thënë Qerkini./arbresh.info/R.R
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...