Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur sot në një takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për punën që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm.
Ministri Rikalo me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.
Ai e njoftoi ambasadorin për prioritet e tij për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit, duke e fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili tha se është kontribuesi kryesor në zhvillimin ekonomik.
Nga ana e tij, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka uruar Ministrin Rikalo për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Të dy u pajtuan për të vazhduar komunikimin në funksion të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të mëtejmë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...