Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka bërë të ditur se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet.
Abbott ka thënë se ky projekt do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit
“Sot, me kënaqësi ju njoftoj se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur që t’i ndajë 2 milionë euro përkrahje shtesë për të ndihmuar popullin e Kosovës që të kthehet në normalitet. Ky projekt do të implementohet nga Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe do të fokusohet në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Përkrahja nga Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në përmirësimin e ofrimit të kujdesit shëndetësor si dhe pjesëmarrje të sigurt dhe përfshirëse në shkollim”, ka thënë Abbott në një postim në Facebook./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...