Google ADS

Britania e Madhe i bashkohet SHBA-së, nuk ka viza për të korruptuarit

12:09 | 23 Maj 2019
Arbresh.info

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell është pyetur nga qytetarët se a do i bashkohen vendimit të Shteteve të Bashkuara për ndalimin e vizave për të korruptuarit.

Ambasadori britanik në Kosovë,  pohoi se çdo kush që ka histori kriminale nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Cilido qe ka histori kriminale dhe qe ka lidhje me korrupsion, nuk do te mund te hyj ne Mbretërinë e Bashkuar” ka shkruar ambasadori britanik

Kujtojmë se një gjë të tillë ditë më parë e kishte deklaruar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme