Një ekip prej gati 30 trupave britanike ka lënë Britaninë për Evropën Jugore, për t’iu bashkuar Forcave të NATO-s në Kosovë.
Ky ekip do të ndihmojë në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë së lëvizjes, transmeton portali arbresh.info.
Dislokimi do të forcojë aftësinë e misionit, pas një kërkese nga NATO-ja për mbështetje të mëtejshme të KFOR-it nga ana e aleatëve.
Roli i veçantë i tyre do të jetë mbështetje e aftësisë së KFOR-it për të kryer inteligjencë, mbikëqyrje dhe zbulimi. Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar do të vendoset në selinë qendrore të KFOR-it në Prishtinë. KFOR filloi si një forcë paqeruajtëse në fund të viteve 1990. Tani ajo ka evoluar në një trup të vogël, më fleksibël prej rreth 4,200 trupa, duke vepruar si një nga ofruesit kryesorë të sigurisë në Kosovë./Arbresh.info
Vrasja në Shkodër, i riu pranon autorësinë: Më ndau motrën, ...
Kurti: Infrastruktura kulturore, rinore e sportive nuk është...
Zjarre masive në SHBA/ Shtëpi të shkatërruara dhe rrugë të b...
Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forc...
Ndajnë rrugët Valon Ahmedi dhe Shkëndija
Franca thotë se BE-ja nuk do të tolerojë sulme në kufijtë e ...